INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një shqiptar humb jetën nga i ftohti në Itali. Trupi i tij u gjet në...

Një shqiptar humb jetën nga i ftohti në Itali. Trupi i tij u gjet në...

Publikuar më: 16:30 18-11-2018

Me ardhjen e të ftohtit nisën dhe problemet e para. Përveç problemeve në qarkullimin e makinave, apo aksidenteve si pasojë e lagështisë në rrugë, i ftohti ka shkaktuar edhe viktimën e parë të tij.

Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, i cili ka humbur ka humbur jetën në Milano, Itali.

Një kalimtar i rastit ka gjetur trupin e shqiptarit në një stol.

Ishte ora 09:15 minuta kur policia e Milanos ka marrë telefonatën për një person të vdekur në rrugën ‘Sidoli’ dhe më pas është zbuluar se bëhej fjalë për një qytetar shqiptar.

Sipas IlGiornos, policia thotë se ai ka ndërruar jetë nga i ftohti pasi në trupin e tij nuk ka pasur shenja dhune apo të ndonjë krimi tjetër.

Në xhep ai kishte pasur disa monedha.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043