INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani. Çifti nga Malisheva humb jetën në aksident në 1-vjetorin e martesës

Gjermani. Çifti nga Malisheva humb jetën në aksident në 1-vjetorin e martesës

Publikuar më: 16:26 02-09-2017

Një çift i ri nga Kosova ka humbur jetën në Gjermani, në 1 vjetorin e martesës. Sipas mediave vendase Labinot Hasan Kastrati 24-vjeç dhe bashkëshortja e tij Elmedina Kastrati 23-vjeç kanë vdekur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur të enjten në orët e mbrëmjes kur çifti nga fshati Damanek i Komunës së Malishevë ishte duke udhëtuar me makinë. “Malisheva.net” ka marr vesh se ata kanë jetuar në Gjermani dhe u aksidentuan në njëvjetorin e martesës së tyre, përcjell albinfo.ch. Ndërkohë, edhe mediat tjera vendore në Kosovë kanë dhënë lajmin tragjik për vdekjen e dy të rinjve nga Malisheva në aksident. “Ju njoftojmë të gjithë miqtë dhe shokët, në një aksident tragjiku në Gjermani humbëm më të dashurit e familjes tonë, Labinot Kastrati dhe bashkëshortja e tij Elmedina Kastrati 24 vjeç”, ishte njoftimi i njërit prej familjarëve të çiftit.

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833