INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një qiellgërvishtës horizontal, Kina sfidon rregullat [VIDEO]

Një qiellgërvishtës horizontal, Kina sfidon rregullat [VIDEO]

Publikuar më: 14:23 27-02-2019

Jemi mësuar të shohim ndërtesa shumëkatëshe të cilat duket sikur prekin qiellin.

Por Kina është ajo që sfidon sërish rregullat dhe nis të ndërtojë një grataçelë në formë horizontale.

Superstruktura prej 1.12 milionë metër katrorë pritet të hapet në qytetin kinez të Chongqing gjatë këtij viti. Ajo do të përbëhet nga tetë rrokaqiej të lidhur nga një urë qiellore gjigande.

I njohur si Raffles City, “rrokaqielli i nëntë” i Chongqing ose “The Crystal”, thuhet të jetë një nga më të lartat në botë. Ajo është 300 metra e gjatë, 32.5 metra e gjerë dhe 26.5 metra e lartë. Garadaçela horizontale është e vendosur mbi katër kulla nga 250 metra të larta dhe lidh dy kulla të afërta me ura shtrënguese.

Natën, ajo shndërrohet në një rreze drite gjigande, duke ndriçuar qiellin me një shfaqje të ndezur. Ky megaprojekt është konceptuar nga një prej kompanive më të mëdha të Azisë, CapitaLand.

Article Logic
Execution time: 0.0037779808044434