INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një në 5 persona në botë mendon se gratë janë më inferiore se burrat

Një në 5 persona në botë mendon se gratë janë më inferiore se burrat

Publikuar më: 12:32 17-12-2017

Një në pesë njerëz në të gjithë botën mendojnë se gratë janë më inferiore se meshkujt. Kjo statistikë shqetësuese ka dalë nga hulumtimi i kryer nga kompania kërkimore në treg Ipsos MORI. Nga 17,551 të rritur të anketuar në një numër të caktuar vendesh, 18 për qind u pajtuan me këtë deklaratë: Fatmirësisht, e ardhmja duket e ndritshme: 88 për qind e të anketuarve ranë dakord që burrat dhe gratë duhet të kenë mundësi të barabarta. Megjithatë, gati tre në katër besojnë se ka pabarazi gjinore në vendin e tyre në aspektin e të drejtave sociale, politike dhe ekonomike. Dhe megjithëse mbi gjysma e të anketuarve u identifikuan si feministe - me ato në Indi, Kinë dhe Itali, në krye të tabelave - vetëm një në katër ndjehen të frikësuar për të folur për të drejta të barabarta. “Është inkurajuese që shumica e burrave dhe grave në mbarë botën besojnë në mundësi të barabarta. Por në të njëjtën kohë më shumë besojnë se barazia e vërtetë e të drejtave nuk është ende këtu”- tha Kully Kaur-Ballagqan, drejtor në Ipsos MORI.

Article Logic
Execution time: 0.0037910938262939