INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një ide gjeniale: Si të silleni me fëmijët gjatë divorcit

Një ide gjeniale: Si të silleni me fëmijët gjatë divorcit

Publikuar më: 12:42 17-10-2016

Divorcet nuk janë asnjëherë të lehta, por pjesa më e vështirë janë padyshim fëmijët.

T’i trajtosh si frisbi duke i lëvizur sa në shtëpinë e një prindit në atë të tjetrit është një pjesë e mirë e agonisë. Por trendi i fundit i ndarjeve e përmbys këtë ide trandicionale duke sjellë një zgjidhje të veçantë. Në vend që të lëvizin fëmijët çdo fundjavë apo çdo muaj nga shtëpia e njërit prind tek e tjetrit praktikohet koncepti i “folesë së zogut”. Fëmijët qëndrojnë në shtëpinë ku kanë jetuar përpara ndarjes dhe janë prindërit ata që e bëjnë me turne duke ardhur dhe ikur nga shtëpia, ndërkohë që fëmijët nuk lëvizin.

Kjo metodë kërkon marrëdhënie miqësore ndërmjet prindërve që të funksionojë, por është mënyrë shumë e mirë për sa i përket të vegjëlve. Kështu ata e kanë më të lehtë të mësohen me idenë, veçanërisht nëse janë të ndjeshëm ose po kalojnë periudha të vështira. Është më pak e lehtë për prindërit, të cilëve u vështirësohet krijimi i jetëve të reja personale si dhe përfshirja në marrëdhënie të reja, por edhe për ata është perfekte si fazë tranzicioni sa të gjithë të mësohen me realitetin e ri. Kështu edhe mund të kursejnë ndërkohë që i futen një divorci me shumë mundësi të shtrenjtë, duke mos investuar në dhoma fëmijësh në dy shtëpi të ndryshme. Por më e rëndësishmja, rritet stabiliteti për të cilin fëmijët kanë dëshpërimisht nevojë.

divorc2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932