Sipas një studimi, mënyra sesi ju firmosni mund të tregojë shumë për personalitetin tuaj.
Meshkujt dhe femrat të cilët kanë një nënshkrim me gërma të mëdha, kanë shumë gjasa të gëzojnë të përbashkëtën e nevojës për të qenë në qendër të vëmëndjes.
Kjo ka rezultuar nga testet e personalitetit të studiuara nga hulumtuesit.
Gratë që kishin firma me shkrim të gjerë, rezultoi të ishin më egoiste duke u bërë më të prirura për të qenë narciste.
Dhe gratë, këtë karakteristikë mund të shprehin jo vetëm me pamjen por edhe me anë të firmës.
"Firmat me gërma të mëdha mund të interpretohen si sinjal i prirjes për të qëndruar jashtë dhe për të patur një pozitë qëndrore brenda një grupi”, tha një studiues nga Universiteti i Republikës së Uruguajt.
Për këtë studim, i cili u botua në Journal of Research në Personalitetit, psikologët analizuan nënshkrimet e shkruara me dorë të 340 burrave dhe grave së bashku me përgjigjet e tyre në disa pyetësorë personaliteti.









23 Oct 2025 





