INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një humbje jete nga COVID-19 sot! Rritet numri i të shtruarve në spitale! Ja rastet e reja në 24 orë

Një humbje jete nga COVID-19 sot! Rritet numri i të shtruarve në spitale! Ja rastet e reja në 24 orë

Publikuar më: 17:28 19-07-2020

Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person nga COVID-19 ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 82 nga 331 të testuar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se një 69-vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë informoi se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale 35438

Raste pozitive 4090

Raste të shëruara 2311

Raste Aktive 1667

Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 787

Durrës 210

Shkodër 196

Vlorë 104

Lezhë 91

Korçë 58

Kukës 50

Elbasan 47

Fier 40

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 20

/Iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0031349658966064