4 persona kanë humbur jetën, ndërsa janë shënuar 102 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Shifrat vijojnë të jenë në rritje në krahasim me një ditë më parë ku u regjistruan 55 të infektuar me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë. Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Ndërsa iu rikujton qytetarëve se vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme, çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit. Gjithashtu thekson se maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)
Testime totale 35107
Raste pozitive 4008
Raste të shëruara 2264
Raste Aktive 1631
Humbje jete 111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 774
Durrës 207
Shkodër 193
Vlorë 102
Lezhë 85
Kukës 50
Korçë 53
Berat 38
Elbasan 46
Fier 38
Gjirokastër 21
Dibër 24