INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një hap më pranë jetës në Mars! Shkencëtarët tregojnë për zbulimin e radhës në planetin e kuq

Një hap më pranë jetës në Mars! Shkencëtarët tregojnë për zbulimin e radhës në planetin e kuq

Publikuar më: 12:36 24-05-2019

Kërkimi për të jetuar në planetët e tjerë ka tërhequr njerëzimin për dekada të tëra. Një nga shenjat nëse jetesa është e mundëshme apo jo lidhet me burimet ujore.

Së fundmi shkencëtarët e NASA-s kanë lajmëruar se kanë gjetur një sasi të madhe akulli nën sipërfaqen e Marsit. Ky zbulim u mundësua nga radarët të cilët janë vendosur në këtë planet. Sipas shkencëtarëve sasia e akullit nëntokë është aq e madhe sa nëse do të shkrihej, do të formohej një shtresë e gjerë ujore rreth 5 metra e thellë.

Sipas këtij studimi ata japin një pamje të qartë se si duket sot Marsi, por edhe se si klima e planetit të kuq mund të ketë qenë në të kaluarën e favorshme për jetën siç është ajo në Tokë.

Studiuesit mendojë se nëse pjesa më e madhe e ujit do të vazhdojë të qëndrojë nëntokë kjo do ta bënte të vështirë jetesën.

Për herë të parë shkencëtarët zbuluan se në Mars kishte ujë në vitin 2000. Global Surveyor tregoi se në Mars ka pasur rezervuarë, që mund të ishin krijuar nga uji i rrjedhshëm.
Njerëzit duan që ta bëjnë planetin Mars të banueshëm, madje pak muaj më parë paraqitën dhe punimet 3D të banesave, që mund të ndërtohen në planetin e kuq.

Ndërsa mostrat e para të planetit Mars u morën nga misioni Mariner 4 i vitit 1964. Këto pamje fillestare treguan se Marsi ka forma të ngjashme me tokën, që mund të jenë formuar kur klima në këtë planet ishte shumë e lagësht.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268