INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë do të ndodh me Brexit? Kryeministrja May dorëhiqet duke derdhur lot [VIDEO]

Çfarë do të ndodh me Brexit? Kryeministrja May dorëhiqet duke derdhur lot [VIDEO]

Publikuar më: 11:50 24-05-2019

Theresa May me lot në sy lexoi rreshtat e deklaratës së saj të fundit në Kryeministrinë e Britanisë së Madhe, pasi shefja e qeverisë ka komunikuar dorëheqjen nga detyra.

“Kam bërë më të mirën time”, tha ajo. “Është dhe do të mbetet gjithmonë një pikëllim i thellë për mua fakti që nuk kam qenë në gjendje të finalizoj Brexit”.

May ishte pothuajse e paaftë të vazhdonte deklaratën, teksa u mbërthye nga lotët ndërsa bëri publik vendimin.

Ajo deklaroi se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse konservatore më 7 qershor, duke pranuar se është koha që dikush tjetër të përpiqet të çojë deri në fund Brexit.

Vendimi dramatik i saj vjen pas përpjekjes së fundit të z May për të kaluar marrëveshjen e saj me BE-në në Parlament, tentativë që dështoi.

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008