INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një foshnje e pajetë gjendet në kazanin e plehrave, arrestohet nëna

Një foshnje e pajetë gjendet në kazanin e plehrave, arrestohet nëna

Publikuar më: 13:10 30-10-2018

Një foshnje e pajetë është gjetur sot pranë një kazani plehrash në Lushnje. Policia ka shoqëruar nënën A. Nexha, e cila para dy ditësh ka lindur foshnjën.

Burime nga policia bëjnë me dije se foshnja e sapolindur është gjetur nga disa fëmijë endacakë në koshin e mbeturinave pranë godinës së Bashkisë në lagjen 'Kongresi'.

Mësohet se 32-vjeçarja Nexha ishte e divorcuar dhe jetonte bashkë me dy fëmijët e saj të mitur aty pranë vendit ku është gjetur dhe foshnja e pajetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229