INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një fenomen i çuditshëm ndodhi pas djegies së Katedrales, Notre-Dame! Quhet ''HYGO''[FOTO]

Një fenomen i çuditshëm ndodhi pas djegies së Katedrales, Notre-Dame! Quhet ''HYGO''[FOTO]

Publikuar më: 09:43 18-04-2019

Djegia e Katedrales ‘’Notre-Dame’’ prej disa ditësh është lajmi më i bujshëm botëror. Po pas djegies së Katedrales, që u deshën dy shekuj për ta ndërtuar ka ndodhur një fenomen që mund ta konsiderojmë të çuditshëm.
Libri i shkrimtarit, Viktor Hygo që e bëri aq të njohur Katedralen e ‘’Notre- Dame’’ është shitur në shifra të marramendëse në Amazon.
Shkrimtari francez e kishte përshkruar momentin që flakët do të përpinin Katedralen ikonë të Parisit, “Notre Dame”, në romanin e vitit 1831.

Ja një pjese e romanit:
“‘Zonja jonë do të qajë për të gjithë ne dhe do të shkëlqejë në distancë. Me ardhjen e pranverës, një kishë e të gjitha kohërave do të digjet për mëkatarët. Sytë e të gjithëve ishin drejtuar te maja e katedrales. Ajo që po shihnin tani ishte diçka e jashtëzakonshme. Në galerinë më të lartë, përmbi rozetën qendrore, dukej një flakë e madhe që ngrihej ndërmjet dy kambanareve në një vorbull shkëndijash, ishte një flakë e madhe, e çrregullt dhe e furishme, së cilës era i rrëmbente herë-herë ndonjë thekë, së bashku me tymin. Nën atë flakë, përfund parmakut të errët me tërfila vezullues, dy ullukë që dukeshin si dy gryka përbindëshash villnin pa pushim atë shi të zjarrtë, currilet e argjendta të të cilit shndritnin në pjesën e poshtme të zymtë të fasadës.’’

Ky parashikim i Hygo, sot mund të shihet si profeci.

viktor.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032689571380615