Gjendet gjithmonë në kopertinat e revistave prestigjioze dhe është një nga personazhet më të përfolur në botën e showbizzi-t. Cristiano Ronaldo nëpwrmjet karrierës së tij fantastike i ka krijuar vetes mundësitë edhe për një jetë luksoze.
Ky ka qenë edhe qëllimi i revistës italiane “Chi”, të kalojë një ditë me zotërinë “100 milionësh”, që ka “pushtuar” të gjithë mediat italiane me prezencën e tij.
Në vilën e tij nuk mungon asgjë. Futbollisti adhuron orat dhe koleksioni i tij arrin deri në 2 milionë euro. Për të festuar ai zgjedh gjithmonë verë që kushton me shifra me katër zero. Flitet se së shpejti ai do të zhvillojë një dasëm përrallore me të fejuarën e tij Xhorxhina. Para pak javësh ata u fotografuan duke vizituar disa nga kisha në Itali, për të zgjedhur vendin e preferuar. E përjavshmja “Chi” ka bërë një llogari të portugezit, nga ora me 420 diamante te shishja e verës dhe ditëlindja e fëmijëve, ku portugezi festoi në Londër.













11 May 2026 





