INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një dashuri e re për Zaiminën [VIDEO]

Një dashuri e re për Zaiminën [VIDEO]

Publikuar më: 12:18 09-06-2017

Ajo ka qenë shpesh hermetike për jetën e saj private derisa u zbulua udhëtimi në Maldive nga ku u kthye me një unazë në gisht.

Dhe sërish ne njohim statusin e Zaiminës, por jo edhe të fejuarin pasi siç duket ajo nuk pëlqen që ta ekspozojë për publikun e gjerë. Por veç asaj që mund të quhet dashuria e jetës dhe e ruan me fanatizëm, Zai nuk e ka aspak problem të na prezantojë ndërkaq një tjetër dashuri të saj. Këngëtarja sapo na ka zbuluar se ka një dobësi për kuajt. Teksa ka vizituar këto të fundit, ajo publikoi një video ku shfaqet ndërsa ledhaton një kalë të cilit i fal shumë dashuri. Sigurisht që një kafshë fisnike si kali nuk mund të mos bënte për vete edhe Zaiminën. /intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0040080547332764