INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisma e pajisjes së shkollave me internet në Shqipëri po dështon, ja sa prej tyre kanë këtë ''privilegj''

Nisma e pajisjes së shkollave me internet në Shqipëri po dështon, ja sa prej tyre kanë këtë ''privilegj''

Publikuar më: 13:51 14-08-2019

Dy projekte të qeverisë shqiptare për shkollat publike duket se kanë dështuar. Pajisja e shkollave me internet dhe klasat dixhitale nuk po funksionojnë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vetëm 4.8% e shkollave në Shqipëri kishin internet në vitin 2018.

Ndërkohë krahasuar me rajonin renditemi në vendet e fundit. Në Malin e Zi 100% e shkollave janë të pajisura me internet, në Serbi 99.2% e shkollave, në Bosnje 25.7% e shkollave, në Maqedoni 88.4% e shkollave dhe në Kosovë 88% e shkollave.

Sipas analizave në shumicën e shkollave në vend, mungon ende infrastruktura bazë si ngrohja dhe pajisjet e tjera, interneti mbetet ende luks. Ka më shumë se një dekadë kur u mor nisma për të pajisur shkollat me internet, por kjo nuk është mundësuar as për shkollat e Tiranës.

Edhe projekti “online education” që u prezantua katër vite në parë ku do të eksperimentohej mësimi online për disa shkolla në Tiranë, nuk funksionoi për arsye që lidhen me mungesën e kapaciteteve të mësuesve për të përballuar këtë eksperiment.

Shqipëria vijon të ushtrojë mësimdhënien sipas metodave tradicionale dhe duke mbetur larg metodave bashkëkohore të arsimit.

Article Logic
Execution time: 0.003032922744751