INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksioni anti-infomalitet, Denaj: Inspektorët janë kërcënuar, edhe gjykatësit kanë shkelur ligjin

Aksioni anti-infomalitet, Denaj: Inspektorët janë kërcënuar, edhe gjykatësit kanë shkelur ligjin

Publikuar më: 15:07 14-08-2019

Edhe pse në të gjithë vendin ka nisur një aksion i gjerë kundër informalitetit duket se disa biznese edhe pas kontrolleve kanë vijuar të shkelin ligjin duke mos lëshuar kupon tatimor, apo mosregjistrim të punionjësve

Në në dalje për mediat së bashku me ministren e Financave Anila Denaj, drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj nënvizoi se nga data 4 korrik 50% e subjekteve kanë patur shkelje të llojeve të ndryshme.

“Shkeljet kanë qënë të llojeve të ndryshme, ku mund të përmendim shkelje për mosregjistrim të punonjësve, për subjekte të palicencuara, subjekte që nuk lëshojnë kupon tatimor.U bëjmë thirrje subjekteve pasi shkeljet janë në kurriz të konsumatorëve” u shpreh Ibrahimaj.

Gjatë fjalës së saj ministrja Denaj u shpreh se inspektorët tatimorë janë përballur me kërcënime dhe kundërshtim të pronarëve apo administratorëve të subjekteve të kapura me shkelje. Denaj u kujtoi ligjin gjykatësve që kanë lejuar heqjen e shiritit të disa bizneseve

“Kultura e kërkesës së kuponit nuk është ajo që duhet nga qytetarët. Disa e heqin vetë shiritin, por shkojnë më tej edhe kërcënojnë punonjësit, në klubet e natës por edhe në disa hotele. Heqja e shiritit bëhet edhe me vendin gjykate, i cili del kundër ligjit.

Këto vendime do të rishikohen. Ne do vazhdojmë punën edhe ndaj atyre bizneseve i cili vijon punën” u shpreh Denaj.

Denaj theksoi se i gjithë procesi i verifikimit të bizneseve parashikohet të zgjasë një vit e gjysmë dhe do të shtrihet jo vetëm në vijën bregdetare, por në të gjithë territorin vendas.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439