INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis viti i ri akademik, mësoni sa studentë filluan për herë të parë universitetin

Nis viti i ri akademik, mësoni sa studentë filluan për herë të parë universitetin

Publikuar më: 09:19 15-10-2018

Kjo e hënë shënon dhe nisjen e vitit të ri akademik në të gjithë universitetet shqiptare. Janë rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bachelor dhe profesionale) të cilët ndjekin studimet universitare. Ndërkohë sipas të dhënave rreth 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditorët e universitetit. Viti i ri akademik nis edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në Universitete.
Por interesante është se këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.
Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale, pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428