INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis hakmarrja? Tek oborri i shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut, plas tritoli

Nis hakmarrja? Tek oborri i shtëpisë së gjyshit të Xhisiela Malokut, plas tritoli

Publikuar më: 09:09 08-10-2018

Në mesnatë në në fshatin Larushk të Fushë Krujësnë banesën e të afërmve të Xhiesela Malokut është hedhur lëndë plasëse. Për fat më mirë nuk ka patur njerëz të lënduar. Sipas policisë lënde plasëse e llojit tritol është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, ky i fundit gjyshi nga e ëma i Xhisiela Malokut.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe ka shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.
A është kjo një shenjë e parë paralajmëruese e hakmarrjes ndaj Malokut?

Article Logic
Execution time: 0.0039219856262207