INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjashmëri e frikshme, nuk e kishim vënë re! Melisa ndryshon “look” për klipin e ri, Rina i thotë se duket fiks si Ariana Grande!

Ngjashmëri e frikshme, nuk e kishim vënë re! Melisa ndryshon “look” për klipin e ri, Rina i thotë se duket fiks si Ariana Grande!

Publikuar më: 14:29 24-07-2021

Pavarësisht kritikave të shumta që ka marrë nga ndjekësit, Melisa Lleshi nuk ka hequr dorë nga pasioni i saj për muzikën.

Pak ditë më parë ajo ka publikuar këngën e saj më të re, “Inati”. Një klip plot ngjyra, muzikë ritmike, që në vetvete rrëfen një histori dashurie.

 

Ajo që vihet re akoma më shumë janë “look”-ty e ndryshme që Melisa vendosi të ketë për këtë videoklip.

Në postimin e fundit në Instagram, ish-konkurrentja ka publikuar një foto me “look”-un me paruke bjonde dhe në sy ka rënë komenti i këngëtares së njohur Rina.

Ajo mendon se Melisa me këtë pamje duket si Ariana Grande dhe po ta shohim me kujdes ka të drejtë.

“Ti dukesh fiks si Ariana Grande këtu”, shkruan Rina ku ka marrë shumë pëlqime si koment edhe ndjekës që e konfirmojnë këtë ngjashmëri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0023999214172363