INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngjarje e rëndë! Gjendet i mbytur kameramani 34-vjeçar në Karaburun, policia zbulon detajet...

Ngjarje e rëndë! Gjendet i mbytur kameramani 34-vjeçar në Karaburun, policia zbulon detajet...

Publikuar më: 20:52 22-04-2018

Një trup i pajetë është gjetur në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Aliut”, në Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasin Armand Halvaxhiu nga Tirana. Mësohet se 34-vjeçari më parë ka punuar në televizionet IN Tv, News 24 dhe Agon Channel si kameraman.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes, sakaq, janë duke u kryer hetimet paraprake nga policia.

Sipas informacioneve të Policisë, 34-vjeçari merrej me zhytje dhe ishte praktikues i sportit të peshkimit me pushkë nën ujë.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal Vlorë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 22.04.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në Karaburun në vendin e quajtur Shpella e ”Haxhi Aliut”, është mbytur shtetasi A.H., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili merrej me zhytje.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

IN Tv i uron ngushëllime familjarëve të të ndjerit Armand Halvaxhiu.

xrgf_23.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036520957946777