INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria e Brendshme për zjarrin në Kashar: ‘Po monitorojmë situatën, vatra mund të...’

Ministria e Brendshme për zjarrin në Kashar: ‘Po monitorojmë situatën, vatra mund të...’

Publikuar më: 19:52 22-04-2018

Pasi u vendos nën kontroll rreth mesditës, vatra e zjarrit në fabrikën e riciklimit në Kashar do të jetë e monitoruar, pasi mund të riaktivizohet.

Kjo ka qenë deklarata e Ministrisë së Brendshme me anë të një reagimi në Twitter.

“Zjarri te fabrika në Tiranë është vënë nën kontroll. Objekti ngjitur u shpëtua. Në objektin e djegur, fadroma do të heqë tani materialin e shkrumbuar. Do vazhdojmë të qëndrojmë me shërbime aty, për të mbikqyrur vatra zjarri të fshehura që mund të ri-aktivizohen’ thuhet në statusin e Ministrisë së Brendshme.

Kujtojmë se nga zjarri në Kashar u dogj Fabrika e Riciklimit të Mbetjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0037038326263428