INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngacmimi i Fiori Dardhës për Rozana Radin në emision, rastësor apo i qëllimshëm? [FOTO/VIDEO]

Ngacmimi i Fiori Dardhës për Rozana Radin në emision, rastësor apo i qëllimshëm? [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 15:13 21-07-2017

Të gjithë i njohim aftësitë e Rozana Radit si tekstshkruese këngësh për disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare.

Përtej atyre që i ka kënduar vetë natyrisht. Madje edhe Insta Story i saj së fundmi është mbushur me video ku bjondja bukuroshe kujton disa nga këngët që ka shkruar vetë. Blitz.al bën me dije se pikërisht për një nga këto këngë, nga më të famshmet e saj, ajo është ngacmuar në emisionin “BOOM” nga kolegia Fiori Dardha. Kjo e fundit ka thënë që nuk i ka kuptuar kurrë shprehjet të tipit “zemra e zemrës” apo “shpirti i shpirtit”, ndërkohë që është përfolur në media që ato nuk janë më shoqe. Nuk ka munguar as përgjigja e Rozit, e cila ka treguar se është bërë e famshme shprehja prej këngës së Aurela Gaçes, të cilën e ka shkruar ajo vetë. Ngacmim rastësor apo i qëllimshëm nga Fiori? Shihni min 2:50.

rozira.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039138793945312