INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mikesha prej një jete, femrat e para që drejtojnë një emision investigativ  në Shqipëri [FOTO]

Mikesha prej një jete, femrat e para që drejtojnë një emision investigativ në Shqipëri [FOTO]

Publikuar më: 14:38 10-10-2016

Fiori Dardha do të nisë një rrugëtim të ri në një tjetër televizion dhe në këtë rrugëtim ka marrë bashkë edhe njërën prej mikeshave të saj më të mira, Rozana Radin.

Vetëm pak ditë më parë filloi të flitej se Rozana do të ishte bashkëprezantuese me Fiori Dardhën në emisionin e kësaj të fundit, që do të startojë shumë shpejt në Ora News. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Rozi për who ku ka thënë: ” Mikja ime Fiori Dardha së bashku me Presidentin e Ora News, më ftuan të bëja një provë për emisionin më të ri që do të fillojë së shpejti në këtë  televizion. E pranova me kënaqësi ftesën, prova u bë dhe për hir të së vërtetës rezultoi e suksesshme dhe u pelqye nga drejtuesit e Televizionit. Më tundon idea për të qenë në një emision me Fiorin. Kjo do të jetë një sfidë e re për mua.”

Miqësia e tyre disavjeçare me siguri do të jetë një garantues suksesi për emisionin investigativ  që vajzat do të nisin bashkë.

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053