INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga shtëpia e kafesë në Shtëpinë e Bardhë?

Nga shtëpia e kafesë në Shtëpinë e Bardhë?

Publikuar më: 14:00 06-06-2018

A do të jetë Howard Schultz kandidati i ardhshëm demokrat për Presidencën e Shteteve të Bashkuara? Dorëheqja e tij si drejtor ekzekutiv i Starbucks ka nxitur spekulime se ai po planifikon të kandidojë në vitin 2020. Schultz ndërtoi zinxhirin e famshëm të kafesë. E nisi me 11 kafene të hapura në Seattle në vitin 1982, ndërsa sot ka 28 000 dyqane në 77 vende. Ai kurrë nuk ka qenë i turpshëm për të ndërhyrë në debatin politik. Vitin e kaluar në përgjigje të ligjit anti-emigracion të Donald Trump, ai premtoi se Starbucks do të punësonte 10 000 refugjatë gjatë pesë viteve të ardhshme. Dhe ai ka fonde për ta realizuar këtë premtim, pasi pasuria e tij personale kap vlerën e 2.4 miliardë eurove, fitime këto të realizuara gjatë 36 viteve që drejton kompaninë. Schultz nuk ka përjashtuar mundësinë për të garuar për Presidencën, duke thënë se ai ishte thellësisht i shqetësuar për gjendjen e vendit të tij dhe se shërbimi publik i dikurshëm ofronte një sërë mundësish që ai po i shqyrton.
Burimi: Euronews

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055