INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Llalla dhe Vettingu, Ballhysa: Dhe pse ka dhënë dorëheqjen duhet ti verifikohet pasuria. Ja kur merret vendimi përfundimtar

Llalla dhe Vettingu, Ballhysa: Dhe pse ka dhënë dorëheqjen duhet ti verifikohet pasuria. Ja kur merret vendimi përfundimtar

Publikuar më: 13:46 06-06-2018

Gjatë seancës së sotme në KPA, komisionari publik Florian Ballhysa, ka deklaruar se pavarësisht se Llalla ka dhënë dorëheqjen si prokuror nuk është larguar si magjistrat prandaj atij duhet ti realizohet verifikimi i pasurisë dhe figurës.

Llalla e gëzon ende statusin e magjistratit për shkak se është ish-kryeprokuror. Ai nuk e ka dhënë dorëheqjen në formën e kërkuar”, tha Ballhysa.

Ndërsa avokati i Llallës, Sokol Hazizaj, u shpreh:

"Parashikimet ligjore thonë se nëse subjekti jep dorëheqjen, proçesi i Vettingut ndërpritet. Më shumë se kaq unë nuk mund ta shpjegoj dot.

"Kërkoj lënien në fuqi të vendimit nr 2 16. 2.2018 për subjektin Adriatik Lalla. Unë nuk dua ta paragjykoj vendim tuaj por dua që ju të respektoni standartin kushtetues dhe ligjor".

Komisionari Publik, Florian Ballhysa vendosi në fund të seancës se vendimi përfundimtar për Adriatik Llallën do jepet të hënën në 11 qershor, në orën 13:00.

Gjatë seancës së sotme ish prokurori  nuk ka qenë i pranishëm.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498