INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga rrënia në peshë tek flokët e shndritshëm, ja disa arsye pse duhet të bëni dush me ujë të ftohtë

Nga rrënia në peshë tek flokët e shndritshëm, ja disa arsye pse duhet të bëni dush me ujë të ftohtë

Publikuar më: 12:07 26-01-2017

E dime, vetëm ideja ju bën të dridheni…

Megjithatë bërja e dushit të ftohtë nuk është e thënë të praktikohet për çdo larje, por here pas here do të ishte një mënyrë e mirë për mbrojtjen shëndetësore. Kultura moderne e njerëzve të fiksuar pas të mirave ka bërë që të harrojnë përparësitë e bërjes dush në ujë të ftohtë. Kështuqë, sa për t’ju rikujtuar, më poshtë po ju paraqesim disa nga përparësitë shëndetësore të bërjes së dushit të ftohtë.

 Ju bën më gjallërues
Bërja e dushit të ftohtë në mëngjes dhe ndjenja e ujit të ftohtë akull që lag trupin tuaj do të ju duket më shumë e tmerrshme se sa e butë dhe freskuese. Megjithatë, frymëmarrja e thellë është çfarë duhet të bëni si përgjigje nga dridhjet që mund të ndjeni nga uji i ftohtë, ato po ashtu e ndihmojnë trupin të jetë i ngrohtë, si dhe  rrit marrjen e oksigjenit në tërësi. Për këtë arsye, të rrahurat e zemrës rriten kur ju të bëni dush të ftohtë, gjë që edhe e shpejton qarkullimin e gjakut në trup. Kjo ju jep energji në vijim.

Aktorja e mirënjohur e Hollivudit, Katherine Hepburn, ka qenë një ithtare e madhe e bërjes së dushit me ujë të ftohtë. Ajo filloi të bëjë dush çdo ditë, me shtytjen që ka pasur nga Dr. Norval Hepburn, një urolog në higjienën shoqërore. Katherine ka marrë madje edhe copa të akullit në banjo dhe është freskuar edhe me ndihmën e tyre, si dhe dushet i ka bërë gjatë tërë jetës me ujë të ftohtë. Ajo i këshillon edhe të tjerët të bëjnë po të njëjtën gjë.

Pastron flokët dhe lëkurën
Kur flasim për flokët dhe lëkurën, një nga mënyrat më natyralë për t’u përkujdesur për dukjen tuaj janë dushet e ftohta. Uji i ngrohtë ka gjasa që të than lëkurën, kështu që më së miri është që të laheni me ujë të ftohtë, për arsye se do t’i shtrëngojë poret e lëkurës si dhe mbrojë ato që të mos bllokohen. Dushi me ujë të ftohtë mund t’i mbrojë përherë poret në lëkurë si dhe lëkurën e flokëve, duke e mbrojtur nga papastërtia.
Dermatologja e njohur Jessica Krant, thotë se uji i ftohtë akull apo i vakët mund të ndihmojë lëkurën dhe mbrojë ate nga çarjet prej yndyrnave natyrale. Mbani mend se uji i ftohtë vetëm përkohësisht mund të tkurrë lëkurën dhe të bëjë atë të shtrëngohet, por edhe që qarkullimi i gjakut të rritet. Kur flasim për kujdesin ndaj flokëve, uji i ftohtë mund të bëjë flokët të duken më të shkëlqyeshëm dhe të shëndetshëm duke ndikuar në gjëndra që dhe aftësinë e tyre për të kontrolluar dhe forcuar lëkurën e flokëve.

Përmirëson imunitetin dhe qarkullimin e gjakut
Uji i ftohtë mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, duke e shtyrë ate të qarkullojë përreth të gjitha organeve, dhe mund të ndihmojë organet të luftojnë probleme të ndryshme më lëkurë dhe zemër. Në momentin kur trupi juaj “përballet” me ujin e ftohtë, aftësia e tij për të rritur qarkullimin e gjakut bën që artieriet në mënyrë më efikase të përçon gjakun, për atë arsye rritë shëndetin e zemërs. Poashtu e zvogëlon edhe shtypjen e gjakut, pastron artieriet e bllokuara, dhe përmirëson imunitetin.

E nxit humbjen e peshës
Dushet e ftohta mund të ndihmojnë në humbjen e peshës që do të jetë shumë befasuese. Trupi i njeriut përmban dy lloje të indeve yndyrore: yndyrna të bardha dhe kafe. Yndyrërat e bardha mblidhen kur ne konsumojmë më shumë kalori se ato që janë të nevojshme për trupin tonë. Kjo yndyrë ruhet në bel, pjesën e poshtme të shpinës,  në qafë dhe ije, dhe është diçka e vështirë për ta humbur. Yndyrnat e kafta janë yndyrnt e duhura(të mira), që prodhojnë nxehtësi për të mbajtur trupin në temperaturë të ngrohtë, dhe aktivizohen kur trupi i ekspozohet të ftohtit ekstrem. Për atë arsye, dushet e ftohta mund të promovojnë aktivitetin e yndyrërave të kafta.
Sipas një studimi të bërë nga shkolla e mjeksisë në universitetin e Harvardit, tregon se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta aktivizion yndyrnt e kafta, deri në atë masë që mund të shkaktojë që ju të humbisni peshë duke praktikuar dushin e ftohtë.

Shpejton çlodhjen e muskujve dhe rigjenerimin e tyre
Të gjithë e kemi parë se atletët bëjnë dush me ujë të ftohtë, madje edhe me copa të akullit për të zvogëluar dhembjet dhe lodhjet e muskujve pas ushtrimeve në fitnes, që është efikas për relaksimin e muskujve pas ushtrimeve qoftë të rënda apo lehta. Të gjithë ata që ushtrojnë fitnes, ngasin biçikletë, ose vrapojnë, rekomandohet që të bëjnë një dush të ftohtë për 24 minuta, dhe do të ndjeni relaksim në muskujt. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039961338043213