INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
6 Sekretet për të mbajtur gjatë aromë të mirë. Njerëzit do ju duan  pranë më shumë!

6 Sekretet për të mbajtur gjatë aromë të mirë. Njerëzit do ju duan pranë më shumë!

Publikuar më: 16:47 10-01-2017
Aroma e mirë ndikon shumë edhe në vlerësimin që bëjnë të tjerët për ju.
Ajo ka një rëndësi të madhe dhe ekspertët sugjerojnë disa mënyra, si të mbani për një kohë të gjatë aromë të mirë:
 
1. Hidheni parfumin tuaj në qafë
Eskperti i parfumeve, Mark Knitoëski është shprehur se duhet të hidhni parfumin tuaj në qafë përpara se të dilni. Në këtë mënyrë aroma e mirë, do jetë edhe më shumë kohë.
 
2. Lajini flokët shpesh
Edhe pse disa këshillojnë se nuk është mirë që flokët të lahen shpesh, sërish nga flokët përhapet aroma e mirë. Përdorni produkte për flokët që kanë aromë të mirë dhe të këndshme.
 
3. Spërkatini çarçafët ku flini me aromë të mirë
Ju kaloni, sipas intv.al, shumë kohë duke fjetur dhe aroma e mirë në krevatin tuaj ndikon në përhapjen e erës së mirë edhe në trupin tuaj.
 
4. Blini aromatikë edhe për rrobat
Një ndër arsyet pse njerëzit nuk mbajnë erë të mirë,  janë rrobat. Duhet të kudjeseni që rrobat që vishni të lahen shpesh dhe të përdorni aromatikë për to.
 
5. Mbani në çantë  një shishe të vogël me aromë të mirë për këmbët
Gjatë ditës, nga aktiviteti juaj mund të ndodhë që nga këpucët t’ju mbajnë këmbët erë jo të mirë. Sa ta ndjeni këtë gjë, hidhini nga ky solucion këmbëve.
 
6. Mundohuni të bëni dush sa më shpesh dhe të përdorni kremra natyralë
Këtë gjë duhet ta bëni në mënyrë urgjente, mos e neglizhoni dushin kurrë. Sado të hidhni parfume, ai është më kryesori. Në fund, përdorni kremra më aromë natyrale, të cilat përforcojnë aromën e mirë.
Sipas intv.al, mos harroni: “ sa më shumë aromë të mirë të mbani, aq më shumë të tjerët do e kenë kënaqësi t’ju kenë pranë”.
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0040199756622314