INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga modelet shqiptare, ja kë zgjedh Aurela Hoxha si më të mirën dhe më pak të mirën! E fundit Oriola Marashi…

Nga modelet shqiptare, ja kë zgjedh Aurela Hoxha si më të mirën dhe më pak të mirën! E fundit Oriola Marashi…

Publikuar më: 19:29 15-11-2020

Aurela Hoxha ishte një ndër të ftuarat e puntatës së tetë të “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën. Sfidës “Ndaje ose Tortën” nuk mund t’i shpëtonte as Aurela, e cila e kaloi me sportivitet pyetjen pikante.

Modelja seksi kishte për “detyrë” të rendiste 3 modelet shqiptare nga më e mira te më pak e mira dhe emrat ishin këto: Angela Martini, Dorina Gegici dhe Oriola Marashi.

Sipas Aurelës vendin e parë e meriton modelja Dorina Gegici, jo se është mikesha e saj e ngushtë por sepse sipas Hoxhës ajo vërtet është më e mira. Në vendin e dytë renditi Angela Martinin dhe në fund Oriola Marashin, teksa shtoi se kjo e fundit nuk do mërzitej pasi edhe ajo mendon njëjtë si Aurela se Angela është më seksi.

Article Logic
Execution time: 0.0033218860626221