INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga JLo e deri te Kida! Fansat habiten me pamjen e re të Elvana Gjatës: Kopje e ... [FOTO]

Nga JLo e deri te Kida! Fansat habiten me pamjen e re të Elvana Gjatës: Kopje e ... [FOTO]

Publikuar më: 14:07 19-04-2019

Elvana Gjata së fundmi mund të themi se është rikthyer fuqishëm në skenën shqiptare.

Me projektin më të fundit muzikor, 'Tavolina e Mërzisë' dhe projektin kinematografik "Dy Gishtë Mjaltë", këngëtarja ka arritur t'i vjedhë sërish zemrat e publikut edhe pas disa kohë mungesë. 

Së fundmi Elvana ka postuar një foto, ku ka ndryshuar totalisht pamje, jo se nuk jemi mësuar me ndryshimet e saj të shpeshta në look, por me dy gërsheta pas kokës Elvana menjëherë na kujtoi Jennifer Lopez.

Nuk kanë munguar as komentet e fansave të cilët e kanë krahasuar Elvanën jo vetëm me këngëtaren latine, por dhe me shumë yje të tjerë ndërkombëtarë, si Beyonce, Hailey Bieber por dhe me këngëtare shqiptare si Kidën. 

Dhe nuk mund të themi se këto krahasime janë pavend, pasi po t'a shohësh foton me kujdes mund të gjenden shumë ngjashmëri me yjet e përmendura.

collagef3qff32ff3werfc.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.003201961517334