INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga Frroku, te Tahiri, Balili, PD: Ja kush është harta e familjeve politiko-mafioze [FOTO]

Nga Frroku, te Tahiri, Balili, PD: Ja kush është harta e familjeve politiko-mafioze [FOTO]

Publikuar më: 10:15 26-05-2018

Një tjetër simbolikë që të rinjtë mbajnë në duar është edhe një hartë e cila sipas tyre është harta e familjeve politiko mafioze.

Një instalacion sipas tyre për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit.

‘Harta është rreth 2 metra e gjysëm e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organzuar me vend. Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion,trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit,

Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerezve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla. Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar’ shprehen protestuesit.

 

harta.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225