INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Neslihan Atagül REAGON ashpër kur e pyesin për Burak Ozçivit [FOTO]

Neslihan Atagül REAGON ashpër kur e pyesin për Burak Ozçivit [FOTO]

Publikuar më: 13:33 26-10-2020

Aktorja shumë e njohur turke Neslihan Atagul u shfaq së fundmi në publik krah bashkëshortit të saj Kadir Dogulu.

Çifti mori pjesë në lançimin e një brandi të ri rrobash ku Kadir është imazh kryesor.

Në dalje të eventit, Neslihan dhe Kadir u ndaluan nga gazetarët.

Kadir u shpreh i emocionuar që këtë vit do të nisë një projekt të ri ndërsa gazetarët më pas iu drejtuan Neslihanit.

“Nëse do të merrje një ofertë për një serial të ri, a do të luajë sërish krah Burak Ozçivit?”-e pyetën gazetarët aktoren.

Neslihan u nxeh pas kësaj pyetje duke habitur me reagimin e saj.

“Çfarë lidhje ka kjo? S’më pëlqen kjo pyetje! Më falni, por kjo s’është pyetje me vend”-u përgjigj Neslihan.

Më pas gazetarët e pyetën aktoren nëse po mendon të bëhet me fëmijë. “E mendoj, po ju e mendoni?”-u përgjigj ajo dhe më pas u largua me makinë.

Kujtojmë që Neslihan Atagul dhe Burak Ozçivit kanë luajtur së bashku në serialin “Kara Sevda”.

D0314F26-5B31-43C3-A7A4-1D2B8162EF9D-600x338.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043