INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’ka ndodhur mes tyre?! Capital T e godet 3 herë në 'Paintball' Eni Koçin: Me të kam bashkëpunimin më të keq!

Ç’ka ndodhur mes tyre?! Capital T e godet 3 herë në 'Paintball' Eni Koçin: Me të kam bashkëpunimin më të keq!

Publikuar më: 20:26 25-10-2020

Në këtë puntatë të “Shiko Kush LUAN” i ftuar i moderatores dhe autores Luana Vjollca ishte edhe Capital T, i cili nuk mund t’i shpëtonte sfidës “Paintball”.

Duke qenë se një pjesë e madhe e emrave në tabelë ishin artistë me të cilët Ademi ka bërë bashkëpunime ndër vite, nuk kishte si të mungonte pyetja se me cilin apo cilën artiste Capital T mendon se ka pasur bashkëpunimin e tij më të keq. Tek kjo pyetje, ai nuk hezitoi të përgjigjej me anë të goditjes së tij, e na pranoi për “Shiko Kush LUAN” se bashkëpunimi i tij më i keq ka qenë me këngëtaren Eni Koçi.

Nga ana tjetër në një tjetër pyetje, e cila kishte të bënte me emrin e artistit më pak të talentuar nga tabela, Ademi sërish përzgjodhi emrin e këngëtares Koçi duke goditur për herë të dytë në fotografinë e saj.

Por nuk ngeli me kaq, në një tjetër pyetje e cila ishte: “Këngët e cilit artist nuk do të dëgjoje kurrë?” Capital T rigoditi për të tretën herë fotografinë e Eni Koçit.

Ne nuk dimë ende nëse mes dyshes ka një hatërmbetje,por ama prej Capital T morëm tri përgjigje të sinqerta.

Article Logic
Execution time: 0.0031731128692627