INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër fillon: Përgatituni për ditë plot argëtim në “Fun Day” me Fatmën!

Nesër fillon: Përgatituni për ditë plot argëtim në “Fun Day” me Fatmën!

Publikuar më: 16:00 03-01-2016

Në IN Tv këtë javë fillojnë surprizat dhe dhuratat që televizioni më i ri shqiptar ka bërë gati për ndjekësit e saj, surpriza që do ju shoqërojnë përgjatë gjithë vitit. Një nga më interesantet dhe më të shumëpriturat është padyshim rikthimi i Fatmës në ekran, në orarin e përhershëm 15:00-17:00, këtë herë në emisionin e titulluar “Fun Day”, për të mbushur cdo ditë tuajën me argëtim. Kjo pasi ashtu sic edhe vetë Fatma deklaroi në një intervistë për revistën “Who”, cdokush ka nevojë që të paktën dy orë në ditë të argëtohet dhe të bëjë qejf. Fun Day vjen me të vjetrat e bukura që ju bënë të dashuroheshit me Fatmën, por edhe shumë të reja interesante për t’ju mbërthyer pas ekranit. Cmenduritë e prezantueses simpatike që natyrisht nuk mund të mungojnë, për të cilat Fatma tregoi se vitin e kaluar ishin plot 365 të tilla, nga një për cdo ditë, do të kthehen në emisionin e saj të ri për t’ju cmendur edhe ju ashtu sic di të bëjë vetëm ajo, duke ju argëtuar pa masë.

Article Logic
Execution time: 0.0038759708404541