INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nesër festohet Kurban Bajrami. Falja në sheshin 'Skënderbej'

Nesër festohet Kurban Bajrami. Falja në sheshin 'Skënderbej'

Publikuar më: 10:29 20-08-2018

Besimtarët myslimanë festojnë nesër Kurban Bajramin. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar të gjithë besimtarët se namazi i Kurban Bajramit, ditën e martë, 21 gusht 2018, do të falet në orën 07:00 në Sheshin Skënderbej. Më pas pritjet me rastin e Kurban Bajramit zhvillohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

PROGRAMI I PLOTË I KURBAN BAJRAMIT 2018
05:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
05:45 – KURAN, ILAHI
06:30 – HAPJA
06:35 – LEXIM KURANI
06:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, H. SKENDER BRUÇAJ
06:50 – LIGJËRATË
07:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
07:05 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA

Article Logic
Execution time: 0.0030109882354736