INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes nga parakalimet e gabuara, policia gjen metodën për t’ju kapur mat [VIDEO]

Kujdes nga parakalimet e gabuara, policia gjen metodën për t’ju kapur mat [VIDEO]

Publikuar më: 09:58 20-08-2018

Policia Rrugore ka gjetur një metodë të re për kapjen e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Një dron është vënë në dispozicion të efektivëve të Rrugores për të zbuluar shkeljet në qarkullim.

Policia Rrugore tani ka një mënyrë efikase kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme. Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON. Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e ‘çarmatosi’.

Edhe shkeljet e tjera:

1. Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;

2. Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.

Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut”, njofton policia. Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit. Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7

Article Logic
Execution time: 0.0033130645751953