INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse nuk doni t'iu tradhëtojë, veproni si një femër e zgjuar

Nëse nuk doni t'iu tradhëtojë, veproni si një femër e zgjuar

Publikuar më: 16:44 22-06-2017

Janë të shumta femrat që shqetësohen se bashkëshortët apo të dashurit e tyre mund t'i tradhëtojnë.

Sipas një studimi të kryer nga 'Texas A&M', meshkujt mund të tradhëtojnë thjesht sepse ata kanë impulse të forta seksuale dhe reduktimi i këtyre implulseve mund të bëhet me ndihmën e partneres.

Ajo që duhet të dimë është se nuk ekziston asnjë garanci që ai nuk do të tradhëtojë kurrë. Mbani mend se për sa kohë që ekziston vullneti i lirë, partneri juaj ka mundësi t'ju tradhëtojë.

Megjithatë, gratë e zgjuara e dinë se ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëjnë për të inkurajuar një martesë apo lidhje më të mirë,në mënyrë që ai të mos shkojë drejt tradhëtisë.

Ja 3 gjërat që bëjnë ato:

1- Ato e përqafojnë partnerin e tyre çdo ditë

Elementi fizik i marrëdhënies suaj është e rëndësishme. Këtu përfshihen; kapja dorë për dore, të parit në sytë e njëri-tjetrit, puthjet, kujdesi, përkëdhelja dhe të bërit dashuri.

Kjo mund të duket e qartë, por shumë shpesh ne harrojmë të bëjmë disa prej këtyre gjesteve. Nëse vlen e njëjta gjë për ju, atëherë gjeni kohë për intimitetin, afeksionin dhe kontaktin fizik mes jush. Përqafimet kalimthi, një puthje në një moment të përshtatshëm apo ndonjë gjest dashurie që ju mund të bëni gjatë ditës janë disa prej elementëve që mund ta bëjnë të shëndetshme marrëdhënien tuaj.

2- Ato gjejnë kohën për biseda të vërteta

Lidhja në aspektin mendor i mban çiftet bashkë, por edhe komunikimi i shpeshtë është çelës kyç për çdo marrëdhënie të shëndetshme. Nëse ju nuk komunikoni me partnerin rregullisht, si mund të prisni të dini se çfarë ndjen ai? Si mund ta di ai si ndihesh ti, nëse nuk i tregon asgjë? Kushtojini 15 minuta në ditë njëri-tjetrit dhe bisedoni, thjesht bisedoni.

Në një ditë me humor të mirë ju mund të flisni për vlerësimin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Kur nuk jeni në humor të mirë, diskutoni për çështjet dhe problemet që ju shqetësojnë, por bëjeni natyrshëm jo duke thënë 'duhet të flasim'. Jini të lidhur me njëri-tjetrin. Jini miq dhe mos harroni jeni pjesë e të njëjtës skuadër.

3- Ato dinë se si 'të jenë aty për të'

Të qënit në një dhomë me njëri-tjetrin, nuk është njësoj me të qënit 'bashkë'. Kjo e fundit do të thotë të jeni aty me mendje dhe të vetdijshëm për atë që po ndodh në atë moment.

Të qënit 'bashkë' në një lidhje nënkupton të vësh re se çfarë po i ndodh partnerit tënd, si është gjendja e tij shpirtërore, çfarë kërkon të thotë gjuha e tij e trupit. Ju nuk mund t'i plotësoni nevojat e partnerit tuaj, nëse nuk e kuptoni se cilat janë ato. Gjëja më e vogël që do të vëreni dhe do t'i përgjigjeni me pozitivitet ndihmon marrëdhënien tuaj të bëhet edhe më e fortë.

Mos harroni gjithashtu se nëse partneri juaj ju tradhëton, kjo ka raste që nuk varet nga tuaj. Megjithatë, nëse ju i jepni atij dashuri dhe vëmendjen që meriton, shanset që ai t'ju tradhëtojë do të zvogëlohen sepse dashuria juaj do ta bëjë të ndjehet mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0038509368896484