INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse ndiheni shumë keq shpirtërisht duhet të bëni këto 7 gjëra. Nxitoni!

Nëse ndiheni shumë keq shpirtërisht duhet të bëni këto 7 gjëra. Nxitoni!

Publikuar më: 11:22 26-03-2018
Në ditët e sotme po shtohen njerëzit që kalojnë në depresion për arsye të ndryshme, por gjërat që duhet të bëni kanë shumë rëndësi.
Sipas intv.al këto janë disa nga gjërat që duhet të bëni për ta kaluar sa më mirë.
 
1. Thuajini “jo” presionit
Kur jeni keq emocionalisht nuk duhet t’i  ushtroni presion vetes suaj. Ju keni shumë gjëra për të bërë, por qetësohuni pasi çdo gjë ka kohën e vet. Në këtë periudhë ju nuk keni motivim, prandaj merrni kohën tuaj dhe mos u nxitoni.
2. Merrni suportin nga miqtë dhe familja
Të keni suportin e familjes suaj dhe shoqërisë është një ndër gjërat më të mira që mund të bëni në këtë periudhë të jetës suaj. Të marrësh ndihmën e tyre nuk është dobësi, por tregon karakter të fortë.
3.  E nesërmja do jetë e mirë
Nëse ja thoni  këtë fjali vetes suaj, do jua rrisë optimizmin dhe do ndiheni mirë. Intv.al sqaron se pas një gjëje jo të mirë që ju ka ndodhur, do vijë shpejt diçka pozitive. Përpjekja për të ndryshuar situatën tuaj  jo të mirë, sjell shpresën se e nesërmja do jetë pozitive. Mos harroni se pas shiut, lind dielli.
4. Pranojeni situatën
Të pranosh situatën është një ndër gjërat më të mirat që mund të bëni. Mos u mundoni të gjeni fajtorin dhe të ndiheni keq me veten tuaj, pasi ajo që iku nuk kthehet më. 
5. Mos merrni përsipër fajin e të tjerëve
Ka ardhur koha të mos futeni nëpër skuta të errëta, duke menduar për të tjerët. Mendoni në fillim për veten tuaj dhe mos justifikoni veprimet e të tjerëve. Nëse nuk doni veten tuaj, mos pretendoni që të tjerët t’ju duan juve.
6. Guxoni të kërkoni të drejtat tuaja
Një nga arsyet, pse njerëzit ndihen keq shpirtërisht, sipas intv.al është sepse hezitojnë të kërkojnë atë që atyre u duket e drejtë. Kjo nuk do të thotë që duhet të krijojnë konflikte me të tjerët, por të jenë të qartë me gjërat që i shqetësojnë dhe t’i shprehin ato. Më vonë do shpërthejnë keq. 
7. Mbajini larg njerëzit negativë
Energjia negative që ju përcjellin disa njerëz është shumë e keqe. Duhet t’i mbani sa më larg këto njerëz nga jeta juaj, sepse do ndikojnë edhe në vendimet tuaja të rëndësishme. 
 
Burimi: Elite Daily
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834