INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni mbetur pa punë dhe ndiheni shumë keq? 6 Gjërat që duhet të bëni!

Keni mbetur pa punë dhe ndiheni shumë keq? 6 Gjërat që duhet të bëni!

Publikuar më: 13:06 22-02-2017
Të gjithë pyesim veten, se  çfarë  do bënim, nëse një ditë do e shihnim  veten pa vendin tonë të punës.
Sipas intv.al, disa persona e zgjedhin vet largimin nga puna, disa të tjerë jo. Jeni të dëshpëruar  që humbët punën tuaj? Ja ku na vjen në ndihmë, psikiatri Michael Bennett, i cili na ka dhënë disa këshilla  sesi të kalojmë periudhën e keqe të humbjes së punës. 
 
1. Të nxirrni një mësim nga kjo eksperiencë 
Kur një marrëdhënie mbaron, mund të marrim një mësim në mënyrë që mos ta përsërisim herën tjetër. Duhet të pyesim veten, nëse  mund të na shërbejë diçka nga kjo punë që kishim, për të na ndidhmuar të mos gabojmë te puna tjetër.  Mos merrni vetëm anën negative të gjërave.
2. Mos e fajësoni veten tuaj
Në shumicën e rasteve, të gjithëve na kap dyshimi, nëse vërtetë ishim të aftë apo jo. Ky lloj arsyetimi, do bëjë që të keni probleme edhe me personalitetin tuaj. Mos i bëni thirrje vetes, që të gjeni punë tjetër direkt, pasi kjo gjë nuk nxjerr asgjë në dritë për mirë. Merreni lehtë!
3. Bëhuni pozitivë
Bëni një listë, të atyre gjërave të mira që keni bërë në punën e mëparshme, pasi do ndihmojë që jo çdo gjë ta shihni me negativitet. Edhe pse është vështirë në këtë gjendje që jeni, mjafton që herë pas herë të shihni këtë listë. 
4. Bëni një jetë të shëndetshme
Shumë studime sugjerojnë se ushtrimet mund të ju ndihmojnë të largoni stresin. Nëse konsumoni  një vakt të mirë është  e rëndësishme. Përveç kësaj, duke bërë një gjumë të rregullt, do ju ndihmojë  të kaloni këtë  moment jo të mirë të jetës suaj.
5. Harrojeni zemërimin
Sipas Michael,  kjo ndjenjë është normale, por sa më shumë  përqëndrohemi  në këto  ndjenja, aq më pak do jeni  në hapat e dobishme si psh: vetëvlerësimi, duke u kujdesur për veten në mënyrën e duhur.
6. Besoni se shpejt do e gjeni punën e rradhës 
Ne mendojmë  se  puna që do gjejmë,do jetë shumë më e mirë se ajo që sapo kemi humbur. Ky është gabim, sipas intv.al pasi  në asnjë vend nuk po na pret “parajsa”, por të besojmë se çdo gjë është e mundur. Rëndësi ka të besojmë te ajo çka dimë të bëjmë më mirë.  Shoë must go on!
 
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0042760372161865