INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nëse keni njerëz të shenjës së binjakëve në jetën tuaj, duhet të dini këto 5 gjëra

Nëse keni njerëz të shenjës së binjakëve në jetën tuaj, duhet të dini këto 5 gjëra

Publikuar më: 12:39 03-01-2017

E dimë të gjithë që nuk është e thjeshtë të jesh kaq mbresëlënës.

Megjithatë për të gjithë ata që kanë një partner të shenjës së binjakëve apo një mik të ngushtë duhet të jeni njerëz mjaft të duruar. Duke qënë se binjakët iu përkasin shenjave të ajrit, ata ndryshojnë vazhdimisht  drejtim, dhe ndonjëherë të zhduken pa lënë gjurmë. Atyre iu pëlqen të stimulojnë mendjen dhe të provojnë gjithmonë gjëra të reja. Për këtë, frika e tyre më e madhe është rutina dhe mërzia. Gjithashtu personailetieti i tyre i dyfishtë,shpeshherë i konfuzon njerëzit, madje dhe vetë ata.

 

Ata janë si “karamelet xhelatinoze me limontos”

Fillimisht Binjaket janë të hidhur. Më pas të ëmbël. Bipolarë?! Jo tërësisht! Ndryshojnë humor? Vazhdimisht. Më shumë janë si një bombë që do shpërthejë nga momenti në moment.  Bëni kujdes! Binjakët nuk japin asnjëherë shenja paralajmëruese.

Ata janë sa ekstremistë, aq edhe paradoksalë

Kjo do të thotë se përfiton nga të dyja anët. Ose do i gjesh të veshur sikur sapo janë zgjuar nga gjumi ose gati për ndonjë event gala, nuk ka rrugë të mesme. Sa të turpshëm, të rezervuar dhe të urtë po aq të çmendur, të papërmbajtur dhe të lirë. Ekstrovertë dhe introvertë në të njëjtën kohë, por shumë selektivë me njerëzit përreth. Dijeni që këtë nuk e bëjnë për të mashtruar, është thjesht në natyrën e tyre.

Ata bëjnë c’tju thotë mendja

Mos i pyesni asnjëherë çfarë duan. Në fakt jepjuni pak nga të gjitha. Sigurisht që binjakët do ju dëgjojnë, por në fund do bëjnë çfarë mendojnë ata se është më mirë. Duke qënë se kanë natyrë të dyfishtë, ata analizojnë çdo anë të medaljes, çdo gjë është e llogaritur që në fillim. Edhe nëse nuk është, e gjejnë një rrugëzgjidhje në çdo moment.

Yin dhe Yang

Ata kanë të mirën dhe të keqen brenda tyre. Gjithmonë në kundërshtim me veten. Kritikë të vetes, por në të njëjtën kohë e dinë se janë të pakrahasueshëm. Më pak fjalë, një rreth vicioz kontradiktor.

Binjakët? Më të mirë se një kuti me çokollata

Nga disa binjakë të famshëm përmendim Angelina Jolie, Tupac Shakur, Kanye West, Marlyn Monroe, Prince etj. Sa kontroversialë që janë, të gjithë kanë diçka të përbashkët: janë të paharrueshëm!

Të kesh mik apo partner një binjak, do të thotë se nuk do të mërziteni kurrë dhe jeni shumë me fat. E bukura e kësaj është se nuk e di kurrë ç’të pret. 

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723