INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nënshkruhet protokolli, Maqedonia në tryezë me vendet e NATO-s

Nënshkruhet protokolli, Maqedonia në tryezë me vendet e NATO-s

Publikuar më: 12:33 06-02-2019

Aleatët e NATO-s kanë nënshkruar në Bruksel protokollin që i hap rrugën Maqedonisë për t’u anëtarësuar në aleancën veri-atlantike.

Ky vendim i NATO-s ka ardhur, pasi Greqia ka ratifikuar Marrëveshjen e Prespës, e cila i ka dhënë fund konfliktit mbi 27-vjeçar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia është pajtuar për ndërrimin e emrit në Maqedoni e Veriut ndërsa Shkupi ka pranuar se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Marrëveshja mes dy vendeve është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018 në Prespë

Article Logic
Execution time: 0.0027210712432861