INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
https://youtu.be/ujW6QOwrRKQ?list=PLagbx3ya2EtGpC4yGjHqApa0wxClBkWk1

Në thikë për fitimet e mjekëve. Studimi: 1/4 e grave duhet të rioperohen brenda 4 vitesh [VIDEO]

Publikuar më: 16:05 22-03-2017

Rezultatet e kirurgjisë për zmadhimin e gjirit janë të rreme, dhe për më tepër nderhyrja nuk është e përhershme. Implantet, pësojnë këputje ose rrjedhje shumë shpejt, pas ndërhyrjes .  Ky është rezultati i një studimi amerikan, i cili bën të ditur se diku në mes të 5 deri në 15 vjet pas ndërhyrjes , duhet të ribëhet një tjetër operacion për të zëvendësuar ose hequr silikonin. Një përqindje e madhe e grave kanë komplikime të tjera nga silikoni ose përbërja e implanteve. Në vitin 2015 janë kryer rreth 280.000 procedura kirurgjikale për zmadhimin e gjirit në Shtetet e Bashkuara. Në studimin Amerikan i cili u krye për të hetuar statistikat e komplikimeve morën pjesë 455 grave që kishin kryer implante. Sipas këtij studimi, rreth 1/4 e grave që kanë bërë operacione kozmetike të gjoksit duhej të ri-operoheshin në më pak se 4 vjet. Rreth 1/3 e grave duhej të ri-operohej brenda një periudhe 10- vjecare. Në total rezultoi se 20% e grave kishin përjetuar shpërthim të implantit. Madje disa paciente të cilat kishin komplikime refuzoheshin të trajtoheshin sërish nga kirurgët plastikë të cilët më parë kishin kryer implantet e gjirit në to. Ajo çka rezultoi nga hetimi ishte fakti se kjo industri inkurajon gratë për të shkuar nën thikë thjesht për përfitim.

Article Logic
Execution time: 0.0032680034637451