INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në shtrat apo në shopping? Zbulohet misteri! Ja ku ndjejnë më shumë kënaqësi femrat [FOTO]

Në shtrat apo në shopping? Zbulohet misteri! Ja ku ndjejnë më shumë kënaqësi femrat [FOTO]

Publikuar më: 20:50 15-11-2018

Thonë se paraja nuk mund ta blejë lumturinë por kjo nuk është gjithmonë e vërtetë.

Së fundmi një artikull i prestigjozes britanike “The sun” hedh poshtë idenë se femrat ndiejnë më shumë kënaqësi nga seksi.

Sipas një studimi të bërë në një grupim vajzash dhe grash është gjetur një lidhje midis gjendjes së lumturisë dhe të bërit pazar.

Studimi i kryer nga kompania MyndPlay duket se është i pari në këtë lloj, pasi shkencëtarët kanë përdorur mjete të specializuara elektro-encefalografike (EEG) për të matur kënaqësinë dhe sinjale elektrike të trurit kur një grua apo burrë bën blerje!

Myndplay i ndau blerësit në dy kategori:

‘Të frymëzuar’ dhe ‘blerësit e thjeshtë’. Hulumtuesit zbuluan se ata që vërtetë përfitonin nga eksperienca e të bërit pazar ishin “Blerësit e Frymëzuar” ose njohur ndryshe si “Shopaholic”.

84 përqind e blerësve përjetonin kënaqësinë më të madhe tek arka, kur shkëmbimi me para të krijonte idenë se tashmë veshja apo aksesori u bë vërtetë i yti.

Këto ishin më së shumti femra dhe sipas shkencëtarëve kjo eufori ishte e krahasueshme me kënaqësinë që të fal seksi (jo orgazma).

Kjo kënaqësi u zgjaste për orë me rradhë në ndryshim nga blerësit e thjeshtë që pas 10 minutash pazar ndiheshin të lodhur dhe donin të hiqnin dorë.

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121