Botuesit britanikë të Oxford që vendosin vulën në çështjet e gjuhës prej më shumë se 150 vitesh, kanë zgjedhur fjalën e vitit 2018 dhe me siguri nuk ju kishte shkuar në mendje. Dhe fjala e vitit 2018, është pikërisht “toksik”.
Fjalorët e kanë zgjedhur fjalën “toksik” si fjalë të vitit me argumentin se është qëllimi i përdorimit të saj që ka përcaktuar shumë zgjedhje.
“Në kuptimin e saj origjinal, duke iu referuar substancave helmuese, fjala toksike ka qenë e pranishme në diskutimet mbi shëndetin e komuniteteve dhe mbi ambientin”,- thonë fjalorët.
Duke e përshkruar në kuptimin e drejtpërdrejtë si “helmues”, fjalorët e Oxford-it thonë se, sipas kërkimeve të tyre, fjala toksik është përdorur më shumë se asnjëherë nga njerëzit për të përshkruar një varg gjërash, situatash, shqetësimesh apo ngjarjesh.
Po sipas këtyre fjalorëve, toksik në të vërtetë është përdorur shumë edhe si metaforë, pasi njerëzit e kanë përdorur shpesh për të përshkruar vende pune, shkolla, kultura, marrëdhënie apo shqetësime të tyre.