INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Në Shqipëri energjia vidhet ende në përmasa alarmante[VIDEO]

Publikuar më: 11:48 08-01-2019

Shqipëria është ende shumë larg objektivave të përcaktuar në marrëveshjen e nënshkruar me Bankën Botërore për rimëkëmbjen energjetike.

Kur nisi projekti, humbjet në rrjet apo vjedhjet ishin në nivelin 45%. Monitorimi i fundit i Bankës Botërore thotë se humbjet në rrjet janë në nivelin 26%. Kjo është vlera e nxjerrë në dhjetor të 2018-s, ndërkohë që targeti për t’u arritur deri në fund të qershorit të këtij viti është për një nivel humbjesh prej 14%.
Po edhe duke i ndarë humbjet, në teknike dhe joteknike, Shqipëria është larg objektivave. Sipas Bankës Botërore, deri më 14 dhjetor humbjet teknike ishin 17.3%, kurse deri në qershor duhet të arrijnë në 12.6%.
Ndërsa humbjet joteknike, apo e thënë ndryshe vjedhjet e energjisë janë në nivelin 8.7%. Objektivi është që duhet të zbresin në 1.4% deri në qershor.
Problematike është situata edhe për sa i përket liberalizimit të tregut. Në tensionin e mesëm kanë dalë në treg të lirë 96 klientë, ndërsa plani është për 5.000 subjekte deri më 30 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0041220188140869