INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në punë nën moshë! E çfarë problemi ka këtu?!

Në punë nën moshë! E çfarë problemi ka këtu?!

Publikuar më: 14:06 09-09-2016

Pas mbylljes së fushatës në Dibër për zgjedhjet e 11 shtatorit, Kryeministri Edi Rama ka preferuar të drekojë me kandidat e majtë Muharrem Rama. Natyrisht për një drekë të mirë, është zgjedhur dhe një nga lokalet më të njohura të zonës. Ky moment është përcjellë dhe për ndjekësit e Kryeminsitrit në rrjetet sociale. Edi Rama ka preferuar një fotografi me stafin e shërbimit të lokalit për ta publikuar në rrjetet sociale.
Edi Rama:
“Tek "Zerja" në Dibër me Ervinin Edisonin Aldon Feritin Flavion pas supertakimit që mbylli fushatën e Muharrem Ramës”?
Por në fotografi shihet qartë se stafi i lokalit ka një moshë të vogël, çka ka nxitur dhe kritikat e komentuesve në facebook. Nën moshë por në punë?!
Postimet në facebook:
“B. D.  Çfarë stafi janë këta ??????!!!!!!! Po janë staf i ndonjë lokali me çfarë duket, janë të gjithë nën moshë për të punuar !!!!!! Apo varja!!
K. E. M. O zemra i kanë bërë 18 vjeç këta”?

Article Logic
Execution time: 0.0035309791564941