INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muharrem Rama thellon avantazhin përballë Sherefedin Shehut në Dibër

Muharrem Rama thellon avantazhin përballë Sherefedin Shehut në Dibër

Publikuar më: 09:29 12-09-2016

Kandidati i majtë Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu. Deri në këto momente janë numëruar 78 nga 118 kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë së Dibrës. Kandidati i Partisë Socialiste, Muharrem Rama kryeson. Ai ka marrë rreth 3400 vota më shumë sesa kandidati i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu.
Në 78 QV të numëruara nga 118 Rama kryeson me 3474 vota:
Muharrem Rama 13498 vota
Sherefedin Shehu 10024 vota
Ndërkohë për pak minuta është ndërprerë procesi i numërimit të votave për bashkinë e Dibrës. Shkak për këtë është bërë hyrja në KZAZ të disa personave të autorizuar. Pas shoqërimit të tyre në ambientet e jashtme nga policia, numërimi ka nisur normalisht.
Zgjedhjet e pjesshme në Dibër u bënë të domosdoshme pas shkarkimit të Shukri Xhelilit, i cili u përfshi në një skandal seksual.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602