INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në prag të fushatës shkrumbohet makina e kryetarit të PS së Elbasanit

Në prag të fushatës shkrumbohet makina e kryetarit të PS së Elbasanit

Publikuar më: 09:32 06-05-2019

Makina e kryetarit të Partisë Socialiste të Elbasanit, Xhevahir Budani është djeguar gjatë natës. Hetimi ka nisur ndërsa paraprakisht dyshimet janë se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme. 

Automjeti ka qenë i parkuar pranë banesës në lagjen '5 Maji'.  Vetë zyrtari ka pohuar se ai nuk ka konflikte me njeri.  Xhevahir Budani, veç postit si kryetari i socialistëve në Elbasan, prej pak muajsh mban edhe postin e drejtorit të Shëndetit Publik Rajonal. Aktualisht po punohet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky incident shënohet pikëtisht në prag të nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore për pushtetin vendor.

Article Logic
Execution time: 0.0036280155181885