INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet makina e Ish-drejtorit të OSHEE. Policia: Dyshohet se...

Digjet makina e Ish-drejtorit të OSHEE. Policia: Dyshohet se...

Publikuar më: 09:36 13-10-2018

Mbrëmjen e djeshme është djegur makina e ish-drejtorit të OSHEE në Tropojë. Bëhet me dije se makina e djegur i përket 47-vjeçarit Rustem Gjonaj.

Rustem Gjonaj është arrestuar rreth 4 vite më parë nga policia, pasi në kohën kur drejtonte institucionin është kapur duke vjedhur energji elektrike.

Sipas policisë makina e Gjonajt ka qenë e parkuar në lagjen "Dardania", para banesës së tij. Për fat të mirë nuk ka të lënduar por vetëm dëme në makinë. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Article Logic
Execution time: 0.0040051937103271