INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në një lidhje apo beqare?! Nevina Shtylla e thotë ‘trroç’ në emision: ''Jam e lumtur…''

Në një lidhje apo beqare?! Nevina Shtylla e thotë ‘trroç’ në emision: ''Jam e lumtur…''

Publikuar më: 18:02 02-09-2019

Nevina Shtylla është vënë në qendër të vëmendjes së fundmi për jetën e saj personale.

“PanoramaPlus” zbuloi disa foto të moderatores në jug, me personin e quajtur Arbër Myftari me profesion jurist. Dyshja përlitet për një lidhje, por bukuroshja nuk ka pohuar asgjë.

Madje, në emisionin e zhvilluar në ditën e sotme Nevina u shfaq për herë të parë moderatore në emisionin "Në shtëpinë tonë", ku do ta shohim nga e hëna në të premte, krah Florian Agalliut.

I ftuari i parë ishte Edi Manushi dhe në një moment të dy u vunë në pyetje nga Flori.

Një prej pyetjeve kishte të bënte me gjendjen e tyre civile dhe Edi menjëherë e kishte përgjigjen gati pasi ai është i martuar. Ndërsa Nevina u vendos në siklet dhe tha se është beqare.

Mirëpo Floriani nuk u ndal dhe kërkoi një lajm ekskluziv nga Nevina që ajo të pranonte lidhjen. "A të t'vi aty?", i tha Nevina duke qeshur e vendosur në siklet.

Më pas moderatori e pyeti për gjendjen shpirtërore dhe Nevina e pranoi se është e lumtur.

-640-0-5d6d37b453988.jpg

-640-0-5d6d37b4e41dd.jpg

-640-0-5d6d37bac6b07.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0021719932556152