INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Në mëshirë të barbarisë së injorancës dhe vulgaritetit"! Denis Dyrnjaja, apel për gjuhën shqipe

Publikuar më: 15:02 26-01-2017

Gazetari i njohur mori pak nga koha e tij për të sjellë ndërmend një problem shqetësues siç është ai i keqpërdorimit të gjuhës shqipe.

Në periudhën e rrjeteve sociale bie në sy më shumë se kurrë, me njerëz që dinë shumë pak mbi drejtshkrimin e gjuhës shqipe. Por siç thotë Dyrnjaja, “gazetaria është në krye të keqpërdorimit të gjuhës dhe kjo është më shumë se keq”. Duke llogaritur që numri i personave të cilët lexojnë libra është gjithmonë e më shumë në rënie, është pikërisht media e shkruar, online apo e printuar ajo  që shërben si modeli i shkrimit korrekt. Dhe kur ajo vetë e keqpërdor, këtu situata bëhet pikërisht “më keq se keq”. Ja statusi i plotë i Denis Dyrnjaja:

“Kamëz apo Kamzë?

Dasëm apo Dasmë?

Difekt apo Defekt?

Standart apo Standard?

Hurdhë apo Hudhrë?

Pregatit apo Përgatit?

Gadishmëri apo Gatishmëri?

Këto janë vetëm disa nga fjalët e tjetërsuara por ka edhe shumë e shumë të tjera që hasim çdo ditë.

Gjuha po keqshkruhet dhe keqpërdoret dhe po t'i shtosh kësaj edhe dialektet që po e gjëmtojnë çdo ditë e më shumë kupton, se së shpejti do të kemi një trajtë të çuditshme komunikimi. "Rojtarët fanatikë" të saj që kanë qenë gjuhëtarët në veçanti dhe mësuesit në përgjithësi janë dorëzuar tashmë dhe gjuha është lënë në mëshirë të barbarisë që po kryen mbi të injoranca dhe vulgariteti. Gazetaria është në krye të keqpërdorimit të gjuhës dhe kjo është më shumë se keq!”

Article Logic
Execution time: 0.0039889812469482